Ne këshillojmë klientët lidhur me format ligjore të themelimit të bizneseve të tyre në atë mënyrë e cila ju mundëson atyre që ti shfrytëzojnë benefitet ligjore dhe tatimore të cilat përcjellin format e ndryshme të organizimit të bizneseve. Përveç kësaj, ne asistojmë klientët në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për themelimin dhe regjistrimin e bizneseve të tyre në Kosovë, duke përfshirë regjistrimin e bizneseve në të gjitha autoritetet relevante publike.
Ne gjithashtu u ofrojmë klientëve tonë këshilla në çështjet e qeverisjes së korporatave, të cilat variojnë nga këshillat mbi përputhshmërinë me instrumentet qeverisëse deri tek çështjet e përgjegjësive të drejtorëve, pyetjeve lidhur me detyrimet fiduciare dhe strukturat qeverisëse. Gjithashtu, ne këshillojmë klientët tanë mbi metodat më të mira dhe efikase për zgjerimin e biznesit të tyre në vend, regjion apo botë.
Për më tepër, ne këshillojmë klientët tanë në rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet aksionarëve si dhe ndërmjet aksionarëve dhe kompanive. Specialistët tonë gjithashtu këshillojnë klientët mbi kreditë e aksionarëve, rritjen dhe zvogëlimin e kapitalit, shkëmbimin e borxhit me kapital, ristrukturimin e korporatave etj.
Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...
Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...
Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...
Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...