Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Firma jonë është e përfshirë në raste të rëndësishme të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve dhe ofron këtë shërbim vetëm për klientët e saj afatgjatë. Përveç ekspertizës dhe përvojës në çështjet gjyqësore vendore, anëtarët e firmës sonë kanë përvojë të çmueshme në paraqitjet para tribunaleve ndërkombëtare të arbitrazhit, si për shembull Oda Ekonomike Ndërkombëtare (ICC).

Për më tepër, avokatët tanë janë pionier në përpjekjet për zhvillimin e mekanizmave të arbitrazhit në Kosovë. Në lidhje me këtë, njëri nga partnerët tonë është kryesues i Qendrës së Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës, e cila është një nga dy institucionet e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Kosovë. Përveç kësaj, firma jonë ka përvojë të konsiderueshme në njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të arbitrazhit.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...