E Drejta e Pronësisë Intelektuale

Ne jemi kompania e parë në Kosovë që shquhemi për specializim në të drejtën e pronësisë intelektuale. Shërbimet tona në këtë fushë përfshijnë regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, siç janë: patentat, markat tregtare dhe dizajnet industriale, si dhe mbrojtjen e atyre të drejtave me mjete juridike administrative, civile dhe penale. Në lidhje me këtë, ne kemi përvojë të konsiderueshme në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, përmes masave që kanë për qëllim parandalimin e falsifikimeve, piraterisë dhe përdorimit të paautorizuar. Klientët tanë në këtë fushë përfshijnë kompanitë më të mëdha farmaceutike si dhe kompani të rëndësishme multinacionale të industrisë së ushqimit dhe fabrikimit.

Gjithashtu, ne u ofrojmë këshilla klientëve tonë mbi të drejtat e pronësisë intelektuale në lloje të ndryshme të transaksioneve. Përveç kësaj, ne gjithashtu kemi ekspertizë të konsiderueshme në të drejtat e autorit dhe kemi këshilluar shumë klientë mbi kërkesat e rregullatorëve si dhe zbatimit të të drejtës së tyre të autorit.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...