Ne kemi qenë të përfshirë në rastin më të madh lidhur me abuzimin e pozitës dominuese në treg në Kosovë, gjë e cila na ka bërë firmë lidere në këtë fushë. Përveç kësaj, ne u ofrojmë klientëve tanë këshillim mbi përputhshmërinë me të drejtën e konkurrencës në mënyrë që të parandalohen shkeljet. Në lidhje me këtë, përveç rasteve të abuzimit të pozitës dominuese, ne kemi eksperiencë edhe me çështjet e tjera të të drejtës së konkurrencës, siç janë marrëveshjet kufizuese, kontrollimin e përqendrimeve dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me tregti të cilat kanë ndikim në të drejtën e konkurrencës.
Përveç kësaj, avokatët tanë kanë mbajtur seminare mbi fusha të ndryshme të të drejtës së konkurrencës së bashku me përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Përfundimisht, ne jemi një nga të paktat – nëse jo e vetmja – firmë me eksperiencë në procedurat të cilat rregullojnë gjykimet lidhur me kontestet e konkurrencës. Përveç ekspertizës dhe eksperiencës tonë me ligjet e Kosovës mbi konkurrencën, avokatët tanë kanë pasur mundësinë të përfitojnë nga puna me avokatët prej firmave më të rëndësishme ligjore ndërkombëtare të specializuara në të drejtën e Bashkimit Evropian mbi mbrojtjen e konkurrencës.
Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...
Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...
Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...
Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...