“Çdo e drejtë nënkupton një përgjegjësi, çdo mundësi një obligim, çdo posedim një detyrë.”-John D. Rockefeller, Jr.
Politika e Privatësisë
Last updated April 04, 2026
Data e hyrjes në fuqi: 31 mars 2026
Hyrje
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si Pallaska&Associates L.L.C. (“ne,” “jonë,” apo “neve”) mbledh, përdorë, zbulon dhe mbron të dhënat personale kur ju vizitoni ueb-faqen tonë https://www.pallaska-associates.org. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që privatësia juaj të mbrohet dhe që të dhënat tuaja personale të përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente, në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-082 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Leximi i kësaj Politike të Privatësisë do t’iu ndihmojë të kuptoni të drejtat dhe zgjedhjet tuaja të privatësisë.
Kontrolluesi i të Dhënave
Pallaska&Associates L.L.C.
Rruga Ali Pashë Tepelena
Ivy Residence Nr. 12
10000 Prishtinë, Kosovë
Ne mbledhim vetëm të dhënat personale të nevojshme për komunikim dhe angazhim profesional, përfshirë: (i) të dhënat identifikuese (p.sh. emri, mbiemri) kur ju i ofroni ato; (ii) informatat e kontaktit (p.sh. adresa e email-it, numri i telefonit) kur ju i ofroni ato; (iii) të dhënat e pajisjes (p.sh. adresa IP, karakteristikat e shfletuesit dhe pajisjes, sistemi operativ, preferencat e gjuhës, URL-të referuese, emri i pajisjes dhe vendndodhja e pajisjes); (iv) të dhënat e përdorimit (p.sh. ndërveprimet me faqen tonë); dhe (v) çfarëdo të dhëne tjetër të ofruar vullnetarisht nga ju.
Si i Mbledhim të Dhënat
Ne i mbledhim të dhënat personale (i) drejtpërdrejt nga ju kur na kontaktoni përmes email-it ose formularit të kontaktit në ueb-faqen tonë, apo (ii) automatikisht përmes funksionaliteteve bazë të faqes (p.sh. regjistrat e serverit). Të dhënat që i mbledhim automatikisht përfshijnë të dhënat teknike, siç janë të dhënat e pajisjes dhe të dhënat e përdorimit të përshkruara më sipër.
Duke përdorur ueb-faqen tonë, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne në pajtim me këtë Politikë të Privatësisë dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Qëllimi i Përpunimit
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllim të përgjigjes ndaj kërkesave dhe komunikimeve tuaja, përmbushjes së detyrimeve tona ligjore dhe profesionale, si dhe për ndjekjen e interesave tona legjitime në përputhje me ligjin në fuqi. Ne nuk i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu, përveç nëse ju e kërkoni apo jepni pëlqimin tuaj shprehimisht për këtë.
Ndarja dhe Zbulimi i të Dhënave
Ne respektojmë konfidencialitetin e të dhënave tuaja personal. Të dhënat tuaja personale nuk do të ndahen me palë të treta, përveç: (i) kur kërkohet nga ligji në fuqi ose autoritetet kompetente; (ii) kur është e nevojshme për ofruesit e shërbimeve palë të tretra për të kryer shërbime të Data Analytics; dhe (iii) në çdo rrethanë tjetër bazuar në pëlqimin tuaj.
Ne mund të ndajmë informacionin tuaj me Google Analytics për të ndjekur dhe analizuar përdorimin e ueb-faqes sonë. Karakteristikat e Reklamimit të Google Analytics që mund të përdorim përfshijnë: Raportimin e të Dhënave Demografike dhe të Interesave të Google Analytics. Për të zgjedhur të mos gjurmoheni nga Google Analytics në ueb-faqe, vizitoni https://tools.google.com/dlpage/gaoptout. Ju mund të zgjidhni të mos merrni pjesë në Karakteristikat e Reklamimit të Google Analytics përmes Cilësimeve të Reklamave dhe Cilësimeve të Reklamave për aplikacionet mobile. Mjete të tjera të zgjedhjes përfshijnë http://optout.networkadvertising.org/ dhe http://www.networkadvertising.org/mobile-choice. Për më shumë informacion mbi praktikat e privatësisë së Google, ju lutemi vizitoni faqen e Privatësisë dhe Kushteve të Google.
Transferimi Ndërkombëtar i të Dhënave
Të dhënat personale mblidhen dhe përpunohen në Republikën e Kosovës. Nëse të dhënat personale do të transferohen jashtë Republikës së Kosovës, për çfarëdo arsye, ky transferim do t’i nënshtrohet dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe ne sigurojmë që të ekzistojnë masa mbrojtëse të përshtatshme në përputhje me këtë akt ligjor.
Ruajtja e të Dhënave
Ne i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur ose për të përmbushur detyrimet ligjore.
Të Drejtat Tuaja
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale (kufizime mund të aplikohen për disa nga këto të drejta në pajtim me ligjin në fuqi) dhe ju mund t’i ushtroni ato duke na kontaktuar në cilëndo nga mënyrat e përmendura në këtë Politikë të Privatësisë:
• E drejta për qasje: Ju keni të drejtë që të kërkoni nga ne një kopje falas të të dhënave tuaja personale që përpunojmë dhe informacione për aktivitetet e përpunimit (p.sh. cilat të dhëna personale përpunojmë, si i përpunojmë dhe për çfarë qëllimi).
• E drejta për korrigjim: Ju keni të drejtë që të kërkoni nga ne korrigjimin, plotësimin apo përditësimin e të dhënave tuaja personale, nëse ato janë të pasakta, jo të plota apo kanë ndryshuar.
• E drejta për fshirje: Ju keni të drejtë që të kërkoni nga ne që të fshijmë të dhënat tuaja personale, nëse, përveç arsyeve të tjera, përpunimi nuk është më i nevojshëm apo legjitim apo nëse e keni revokuar pëlqimin tuaj, në rast se përpunimi bazohet në të.
• E drejta për të kundërshtuar: Nëse ne kemi përpunuar të dhënat tuaja personale për kryerjen e një detyre që kryhet në interes publik apo për ndjekjen e interesit tonë legjitim, ju keni të drejtë që ta kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, për arsyet të cilat lidhen me situatën tuaj. Nëse e ushtroni një të drejtë të tillë, ne ndërpresim përpunimin e të dhënave tuaja personale, përveç nëse demonstrojmë arsye legjitime bindëse për ta vazhduar përpunimin e të dhënave tuaja personale apo për krijimin, ushtrimin apo mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
• E drejta për kufizim: Ju keni të drejtë të na kërkoni që ta kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale, nëse kontestoni saktësinë e tyre, nëse përpunimi është i paligjshëm apo nuk është më i nevojshëm apo keni kundërshtuar përpunimin.
• E drejta për transferimin e të dhënave: Ju keni të drejtë të na kërkoni që t’ju japim të dhënat tuaja personale në format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makineria për t’ia transferuar ato një kontrolluesi tjetër.
• E drejta për të parashtruar ankesë: Ju keni të drejtë për të parashtruar ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësisë nëse mendoni se ne kemi shkelur të dhënat tuaja personale dhe nuk kemi arritur ta adresojmë shqetësimin tuaj.
Siguria e të Dhënave
Ne zbatojmë masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi. Megjithatë, asnjë transmetim elektronik në internet apo teknologji e ruajtjes së informatave nuk mund të garantohet të jetë 100% i sigurt, kështu që ne nuk mund të garantojmë që hakerat, kriminelët kibernetikë apo palë të treta të paautorizuara nuk do të jenë në gjendje të prishin sigurinë tonë dhe të mbledhin, qasen, vjedhin apo modifikojnë në mënyrë të papërshtatshme informacionin tuaj. Edhe pse ne do të bëjmë më të mirën tonë për të mbrojtur informatat tuaja personale, transmetimi i informatave personale nga dhe drejt ueb-faqes sonë është në rrezikun tuaj. Ju duhet t’i qaseni ueb-faqes sonë vetëm brenda një mjedisi të sigurt.
Cookies dhe Teknologjitë e Gjurmimit
Ne mund të përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar përvojën tuaj. Ju mund të kontrolloni preferencat e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj, siç shpjegohet në Politikën tonë të Cookies.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Ndryshimet do të publikohen në këtë faqe së bashku me datën e përditësuar të hyrjes në fuqi.
Ankesat
Nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur, ju keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës.
Na Kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë apo mënyrën se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Pallaska&Associates L.L.C.
Rruga Ali Pashë Tepelena
Ivy Residence Nr. 12
10000 Prishtinë, Kosovë