Infokusi Image

Dastid Pallaska, Partner Menaxhues

Zyrë: + 383 38 244 888
Fax: + 383 38 244 887
Email: [email protected]

Biografia:

Dastid Pallaska është avokat i specializuar në banka dhe financa, bashkime dhe blerje dhe financim të projekteve. Në vitet 2008 dhe 2009 Z. Pallaska shërbeu si Avokat i Lartë në Vjenë në një firmë ndërkombëtare të avokatëve nga ku ai mbikëqyrte punën e grupit të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve të firmës për Evropën Jugore dhe Lindore dhe shërbente si zyrtar i sigurimit të kualitetit të firmës për këtë regjion. Ai gjithashtu ishte përgjegjës për t’i shërbyer klientëve të huaj dhe multinacional të firmës në disa industri duke përfshirë por duke mos u kufizuar në banka dhe financa, sigurime, energji dhe në industrinë e mbrojtjes.

(lexo me shumë)

Para se t’i bashkëngjitet firmës, Z. Pallaska punoi për më shumë se shtatë vite për Zyrën e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Në cilësinë e Specialistit Ligjor, Z. Pallaska zhvilloi dhe menaxhoi programe në vlerë rreth 4.5 milionë dollarë të dedikuara për zhvillimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Arritjet kyçe të tij në këtë pozitë përfshijnë zhvillimin e politikave publike lidhur me ristrukturimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, zhvillimin e ligjeve mbi sistemin gjyqësor në Kosovë, shërbimin prokurorial dhe policor si dhe hartimin e ligjit kundër shpëlarjes së parave, ligjit mbi procedurat e shqyrtimit për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve si dhe ligjit mbi negocimin e pranimit të fajësisë. Për më tepër, Z. Pallaska ishte anëtar i grupit të ekspertëve të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë përgjegjës për hartimin e Komentarit mbi Kodin e Procedurës Penale në Kosovë dhe ishte person kyç në themelimin e klinikës së parë juridike në Universitetin e Prishtinës. Ai gjithashtu ishte njëri nga iniciatorët për themelimin e Shoqatës së Prokurorëve Publik të Kosovës. Për arritjet e lartpërmendura ai pranoi gjashtë çmime të rëndësishme nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku më prestigjiozi ishte Çmimi i Lartë Nderi, i nënshkruar nga Ndihmës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

Në vitet 2009 dhe 2011 Z. Pallaska shërbeu si ekspert kryesor i jashtëm në procesin e themelimit dhe konsolidimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në mars 2012, Gjykata Kushtetuese i akordoi Z. Pallaskës Certifikatën e Vlerësimit për “kontributin e paçmueshëm në themelimin, konsolidimin dhe suksesin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe [...] përkushtimin për avancimin e drejtësisë kushtetuese në Kosovë”. Në vitin 2011, Z. Pallaska u emërua nga Presidentja e Republikës së Kosovës si ekspert i pavarur në Komisionin për Ndryshimet Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës. Angazhimi i Z. Pallaska si ekspert i pavarur përfundoi pasi që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 20 korrik 2012 lëshoi Vendimin per vazhdimin e mandatit të Presidentes së Republikës së Kosovës deri në vitin 2016. Si mirënjohje për punën e Z. Pallaska, Presidentja e Republikes se Kosoves me daten 26 tetor 2012 i ndau Z. Pallaska Mirënjohjen për " kontributin e pazëvendësueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e drejtësisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës...duke treguar një shembull të mirë të shërbimit ndaj vendit në baza vullnetare" . Z. Pallaska kreu këtë detyrë në baza pro bono . Përfundimisht, prej vitit 2012 deri në vitin 2014, Z. Pallaska shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe udhëhoqi Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve të kësaj ode.

Arsimimi:

  • LLM, Yale Law School, New Haven, Shtetet e Bashkuara
  • Provimi i Etikës për Gjyqtarë dhe Prokurorë, Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial
  • Provimi Pranues për Gjyqtarë dhe Prokurorë, Këshilli i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial
  • Provimi i Jurisprudencës, Komisioni për Provim të Jurisprudencës
  • Jurist i Diplomuar, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Prishtinë, Kosovë

Licencat:

  • Arbitër i Certifikuar në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës
  • Avokat i Licencuar
  • Përfaqësues i Autorizuar për Patenta, Marka Tregtare dhe Dizajne Industriale

Anëtarësitë:

  • Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK)

  • Oda Ndërkombëtare e Avokatëve (IBA)

  • Shoqata Ndërkombëtare për Marka Tregtare (INTA)

Specializimet:

  • Financimi i Projekteve
  • Bashkime dhe Blerje
  • Banka dhe Financa
  • Tatime
  • Tregti
  • Arbitrazh
  • Konkurrencë
  • Mjedis

Industritë:

  • Resurset Natyrore
  • Energji
  • Miniera
  • Telekomunikime
  • Banka dhe Financa

Botimet:

  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës – Buletini i Praktikës Gjyqësore 2009 – 2010, Redaktor Menaxhues (2011)

  • Gjurmimi dhe Rimarrja e Aseteve, Kapitull për Austrinë, Kontribuues dhe Redaktor, publikuar nga Fraudnet, Oda Ekonomike Ndërkombëtare, Shërbimet e Krimeve Ekonomike (2009)

  • Ndikimi i krizës financiare në mekanizmat e dëmshpërblimit kolektiv – Rasti i Austrisë, Bashkë-autor, International Litigation News, publikuar nga Oda Ndërkombëtare e Avokatëve (2009)

  • Doracak i Aftësive Gjyqësore në Kosovë – Kontribuues dhe Redaktor, nga autori T. Markus Funk, publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së Sh.B.A., Zyra e Këshilltarit Rezident Ligjor, Prishtinë, Kosovë (2006)

Rankimet:

  • Z. Pallaska është rankuar si Avokat i Shquar nga IFLR 1000 për vitin 2013.


  • Z. Pallaska është rankuar si Avokat i Rangut të Parë nga Chambers and Partners për 2013.

Çmimet:

  • 2013 Falënderim nga Oda e Avokatëve të Kosovës (lexo citatin)

    Për kontributin e dhënë në Odën e Avokatëve të Kosovës, me rastin e manifestimit "DITA E AVOKATISË 2013" nënshkruar nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës.
  • 2013 Mirënjohje nga Oda e Avokatëve të Kosovës (lexo citatin)

    "Për kontributin e dhënë në draftimin e Ligjit për Avokatinë" nënshkruar nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës.
  • 2012 Certifikatë e Vlerësimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës (lexo citatin)

    “Për kontributin e paçmueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e drejtësisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës në cilësinë e Ekspertit të Jashtëm për Ndryshime Kushtetuese (Pro Bono) në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke treguar një shembull të shkëlqyeshëm të shërbimit ndaj shtetit në baza vullnetare,” nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
  • 2012 Certifikatë e Vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (lexo citatin)

    “Për kontributin e paçmueshëm në themelimin, konsolidimin dhe suksesin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe dedikimin tuaj për avancimin e drejtësisë kushtetuese në Kosovë”, nënshkruar nga Presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
  • 2007 Fitues i Bursës së Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim
  • 2007 Çmim Nderi për Merita nga Departamenti i Shtetit (lexo citatin)

    Për dedikimin dhe aftësitë në zhvillimin dhe implementimin e iniciativave vitale të suksesit të sistemit gjyqësor të Kosovës duke përfshirë futjen e dispozitave të reja lidhur me negocimin për pranimin e fajësisë dhe dizajnimit të një projekti gjithëpërfshirës lidhur me emërimin e të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve dhe krijimin e klinikës për studentët e drejtësisë për të përmirësuar arsimimin ligjor në Kosovë; për shërbimin ndaj diplomacisë së Sh.B.A-ve dhe ndihmën ndaj popullit të Kosovës”, nënshkruar nga Shefi i Misionit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
  • 2006 Çmim Nderi për Merita nga Departamenti i Shtetit (lexo citatin)

    Për dedikimin e tij të vazhdueshëm në rrënjosjen e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe për kontributin e dalluar në zhvillimin e kornizave ligjore në Kosovë në përgjithësi dhe në veçanti për ndihmën e tij në draftimin e Ligjit mbi Gjykatat dhe Ligjit për Prokurorët si dhe për punën e tij në zhvillimin e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, nënshkruar nga Shefi i Misionit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
  • 2006 Certifikatë e Vlerësimit nga Shoqata e Prokurorëve Publik të Kosovës (lexo citatin)

    Për kontributin e dalluar në themelimin, punën dhe zhvillimin e Shoqatës së Prokurorëve Publik të Kosovës si dhe mbrojtjen e interesave të prokurorëve në shoqëri”, dhënë në Konventën e Dytë Zgjedhore të Shoqatës së Prokurorëve Publik të Kosovës.
  • 2005 Çmim i Lartë Nderi nga Departamenti i Shtetit të Sh.B.A. (lexo citatin)

    Për punën e shkëlqyeshme të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të politikave të Shteteve të Bashkuara në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, nënshkruar nga Ndihmës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
  • 2004 Çmimi Franklin nga Departamenti i Shtetit të Sh.B.A. (lexo citatin)

    “Për kontributin e dalluar në programin e Departamentit të Drejtësisë së Sh.B.A. në Kosovë dhe për dedikimin e tij në rrënjosjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, nënshkruar nga Shefi i Misionit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
  • 2001 Çmimi Franklin nga Departamenti i Shtetit të Sh.B.A. (lexo citatin)

    “Për kontributin e dalluar në Misionin e Vlerësimit Gjyqësor në Kosovë...”, nënshkruar nga Shefi i Misionit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
  • Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

    Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

    Presidentja e Republikës së Kosovës

    Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

    Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

    Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

    Dita e Avokatisë

    Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...