Më 30 maj 2013, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin Nr. 04/L-187 për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës. Ky ligj u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 4 korrik 2013 dhe pritet të hyjë në fuqi më 19 korrik 2013.
Sipas këtij ligji, treguesi gjeografik, është emri i një regjioni, vendi specifik apo në raste të veçanta emri i një shteti përkatës i cili përdoret për të përshkruar një produkt të caktuar i cili e ka origjinën nga ai vend apo shtet specifik dhe si rezultat i kësaj zotëron karakteristika të caktuara, cilësi dhe reputacion. Treguesi gjeografik gjithashtu nënkupton mënyrën specifike të prodhimit, procesimit dhe përgatitjes në një zonë të përkufizuar gjeografike të një produkti të caktuar.
Me anë të këtij ligji parashihet regjistrimi i treguesve gjeografik në Zyrën për Pronësi Industriale dhe kështu parandalohet regjistrimi i produkteve përshkrimi i të cilave mund ta vëjë në lajthitje konsumatorin lidhur me prejardhjen gjeografike të produktit.
Ky ligj bazohet në Direktivën 2004/48/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 29 prill 2004 mbi ekzekutimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Marrëveshjet TRIPS dhe Konventën e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.
Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...
Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...
Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...
Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...