Infokusi Image

Publikohet Amicus Curiae e avokatit tonë, Dastid Pallaska, për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Presidentes së Republikës për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Parimeve të Përgjithshme

Më 1 dhjetor 2015, avokati ynë Dastid Pallaska – duke vepruar sipas ftesës së Gjykatës Kushtetuese – ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Parashtresën Amicus Curiae në lidhje me Kërkesën KO 130/15 të Presidentes së Republikës së Kosovës, me të cilën Presidentja e Republikës ka kërkuar “Interpretimin e përputhshmërisë së Parimeve të Përgjithshme/elementeve kryesore të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me frymën e Kushtetutës, me Nenin 3, paragrafin I, Kapitullin II dhe Kapitullin III, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”

Përkundër faktit që Parashtresa Amicus Curiae është dokument publik dhe pjesë e shkresave të lëndës KO 130/15, e njëjta nuk është publikuar deri në nxjerrjen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Kërkesën KO 130/15 në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i Parashtresës Amicus Curiae si mjet për ushtrim të presionit mbi Gjykatën Kushtetuese gjatë shqyrtimit të Kërkesës KO 130/15 nga Gjykata Kushtetuese.

Versionin origjinal të Parashtresës Amicus Curiae në gjuhën angleze mund ta gjeni në këtë link, ndërsa për versionin e përkthyer në gjuhen shqipe të Parashtresës Amcius Curiae klikoni këtu.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...