E Drejta Tatimore

Ekspertët tonë të të drejtës tatimore zakonisht u asistojnë grupeve të tjera punuese përgjatë transaksioneve të ndryshme. Si shembull, ne ofrojmë këshillim të kualitetit më të lartë në transaksione të llojeve të ndryshme, si bashkimet dhe blerjet, transaksionet për transferimin e aseteve, projektet e patundshmërive, transaksionet ndërshtetërore dhe ato ndërkombëtare tregtare.

Përveç kësaj, ne gjithashtu ofrojmë shërbime të përgjithshme këshilluese sa i përket zbatimit të ligjeve mbi tatimet, siç është tatimi në të ardhurat e korporatës, si dhe tatimet indirekte, siç është TVSH. Ne ishim firma e parë e cila implementoi një transaksion për transferin e një biznesi të përjashtuar nga TVSH në Kosovë. Ne gjithashtu kemi përvojë të konsiderueshme në trajtimin e mosmarrëveshjeve tatimore të cilat e përfshijnë Administratën Tatimore apo Doganën. Në lidhje me detyrimet doganore, ne kemi përvojë unike në rastet të cilat përfshijnë nivelet e çmimeve për qëllime tatimore në transaksionet midis palëve të ndërlidhura.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...