Pallaska&Associates është firmë lidere për konsulencë ligjore në Kosovë dhe posedon ekspertizë dhe eksperiencë të pashoqe në shumë fusha, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në banka dhe financa, energji, miniera, telekomunikime, tregti, pronësi të paluajtshme dhe infrastrukturë. Firma jonë i shërben një klientele të përzgjedhur me kujdes të kompanive të huaja dhe multi-nacionale të cilat operojnë në Kosovë dhe regjion. Klientela jonë gjithashtu përfshinë firmat ligjore më të njohura botërore të cilat përfaqësojnë interesat e klientëve të tyre në Kosovë dhe regjion.

Ekipi ynë përbëhet prej juristëve më në zë në Kosovë me arsimim dhe eksperiencë ndërkombëtare. Për shembull, njëri prej partnerëve tonë – Dastid Pallaska – është i diplomuar në Yale Law School (LLM) dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në Evropë duke punuar në një firmë me renome ndërkombëtare. Në ekipin tonë gjithashtu kemi ekspertë të fushave të ndryshme të së drejtës duke përfshirë të drejtën e korporatave, bashkimet dhe blerjet, të drejtën tatimore, të drejtën mjedisore, të drejtën pronësore, të drejtën e punës, të drejtën e konkurrencës dhe të drejtën e pronësisë intelektuale.

Pallaska&Associates u themelua nga Gazmend Pallaska, jurist me rreth 30 vjet përvojë në të drejtën administrative, të drejtën e korporatave dhe të drejtën e pronësisë intelektuale. Aktualisht, Pallaska&Associates është shndërruar në firmën kryesuese në Kosovë dhe po vazhdon të forcojë prezencën e saj në regjion. Pallaska&Associates ka qenë e përfshirë në transaksionet më të mëdha komerciale në Kosovë dhe mbetet zgjedhja e parë e investitorëve kryesorë të huaj të cilët hyjnë në tregun e Kosovës.

Për më shumë, Pallaska&Associates krenohet me praktikën e saj pro bono, e cila ka për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Në lidhje me këtë, Pallaska&Associates është firma e parë ligjore në Kosovë e cila ka kontribuar me praktikë pro bono të fokusuar në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të rëndësishme publike në Kosovë si dhe praktikuesve të ligjit.

Megjithëse firma mbetet e pavarur, Pallaska&Associates përfiton nga marrëdhëniet dhe partneritetet të cilat i ka ndërtuar me disa firma ligjore me renome botërore që veprojnë në regjion, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Si rezultat i kësaj, dhe përmes partnerëve të saj, Pallaska&Associates u ofron klientëve të saj shërbime në juridiksione të tjera në regjion, Evropë dhe Shtete të Bashkuara.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...