E Drejta e Energjisë

Ne jemi liderë në tregun e energjisë dhe industrisë së burimeve natyrore. Në tre vitet e fundit ne kemi qenë të përfshirë në projektet më të mëdha të energjisë, prej eksploatimit të mineraleve energjetike deri tek zhvillimi i kapaciteteve të reja energjetike. Anëtarët tonë gjithashtu kanë qenë të përfshirë në hartimin e pjesëve të rëndësishme të legjislacionit i cili e rregullon këtë industri. Klientët tonë përfshijnë kompani private të cilat konkurrojnë për koncesione publike ose investitorë të huaj të cilët zhvillojnë projekte të reja në Kosovë.

Shërbimet tona në këtë fushë përfshijnë këshillimin në lidhje me processin e vlerësimit, zhvillimin dhe ndryshimin e dokumentacionit ligjor, procedurave tenderuese, kërkesat e licencave për eksplorim dhe eksploatim të mineraleve energjetike si dhe shpërndarjen dhe tregtinë e energjisë, blerjen e energjisë, kërkesat mjedisore, implikimet e të drejtës së konkurrencës dhe çështje të tjera relevante. Grupi ynë i punës asistohet nga specialistë me eksperiencë të gjatë në të drejtën e prokurimit publik, të drejtën e mjedisit dhe të drejtën e konkurrencës.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...