Infokusi Image

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës si ekspert i jashtëm për ndryshime kushtetuese, funksion të cilin ai e ka ushtruar mbi baza të punës pro bono. Në këtë kapacitet, Z. Dastid Pallaska ka qenë pjesëmarrës në mbledhjet e Komisionit të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte caktuar për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me reformimin e sistemit elektoral dhe zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit të Republikës së Kosovës. Z. Pallaska ka qenë i vetmi anëtar i Komisionit i cili ka kundërshtuar futjen e Amandamentit Nr. 10, i cili parashikonte përfundimin e parakohshëm të mandatit të Presidentes së Republikës së Kosovës me efekt retroaktiv. Kur amendamentimet e lartpërmendura u janë dërguar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rishqyrtim, Z. Pallaska ka përgatitur shkresën/mbrojtjen në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, duke kërkuar të hidhet poshtë Amandamenti Nr. 10 si jokushtetues. Në Korrik të vitit 2012 Gjykata Kushtetuese e Kosovës, inter alia, vendosi të hidhet poshtë Amandamenti Nr. 10 si jokushtetues.

Puna pro bono e z. Pallaska ishte vlerësuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës me një Ҫertifikatë Mirënjohjeje, duke cituar si vijon: “Për kontributin tuaj të paçmueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e drejtësisë kushtetuese dhe rendit në Republikën e Kosovës në kapacitetin e Ekspertit të Jashtëm për Ndryshime Kushtetuese (Pro Bono) në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke treguar në këtë mënyrë një shembull të shkëlqyer të shërbimit ndaj shtetit mbi baza vullnetare.”

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...