Infokusi Image

Kontratat Komerciale

Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në këshillimin e blerësve, shitësve dhe investitorëve financiar në transaksionet më të mëdha komerciale në Kosovë dhe regjion. Ne ndihmojmë klientët tonë në strukturimin dhe dokumentimin e transaksioneve të tyre në mënyrë që të forcohet marrëdhënia e tyre me partnerët, duke rritur gjithashtu vlerën e afarizmit të tyre. Ekipi ynë është i përfshirë në shumëllojshmëri transaksionesh nga transaksionet vendore dy-palëshe deri tek transaksionet shumë-palëshe të cilat kanë shtrirje në juridiksione të ndryshme.

Ne negociojmë dhe hartojmë kontrata komerciale në të gjitha fushat e biznesit. Marrëveshjet komerciale të hartuara nga ne kanë për qëllim avancimin e interesave tuaja duke balancuar riskun dhe shpërblimin për ju dhe partnerët tuaj. Këto kontrata përfshijnë por nuk kufizohen me kontratat e blerjes dhe furnizimit, partneritetit, agjencisë dhe shpërndarjes, franqizave, logjistikës dhe magazinimit, menaxhimit të objekteve, arranzhimit të menaxhimeve, transfereve komerciale, ndërmarrjeve të përbashkëta, aleancave strategjike dhe të partneritetit.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...