Infokusi Image

Bashkimet dhe Blerjet

Firma jonë ka qenë e përfshirë në transaksionet më të mëdha dhe më komplekse private dhe publike. Ajo që na bën të shquhemi është aftësia jonë që të kombinojmë ekspertizën tonë në të drejtën e korporatave me njohurinë tonë të thellë për industritë e caktuara, siç janë bankat dhe financat, energjia, minierat dhe telekomunikimet. Në lidhje me këtë, ne kemi një qasje gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh jo vetëm nevojat dhe qëllimet e blerësit apo shitësit por gjithashtu duke konsideruar implikimet që këto transaksione i kanë në klientët, punonjësit, partnerët, huadhënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë të kompanisë në fjalë.

Përveç aftësisë tonë për të punuar në projektet më të rëndësishme vendore dhe të huaja, firma jonë ka bilanc të dokumentuar të menaxhimit të raporteve komplekse ligjore të vlerësimit. Avokatët tonë janë të trajnuar për të kryer vlerësimin e të gjitha rreziqeve të mundshme ligjore dhe për të analizuar implikimin e tyre për atë transaksion. Shërbimet tona në këtë fushë shtrihen në disa lloje të transaksioneve, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në ndërmarrje të përbashkëta, blerje nga ana e menaxhmentit, blerje me interes, privatizime, ristrukturime, oferta për marrjen përsipër, ankande, shitje të aksioneve dhe transfer të aseteve. Për më tepër, ne kemi eksperiencë në transaksione të cilat përfshijnë spin-off, spin-off special, parablerjen e të drejtave, bashkimet dhe ndarjet etj.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...