Infokusi Image

Adelina Sokoli, Bashkëpunëtore e Lartë

Zyrë: + 383 38 244 888
Fax: + 383 38 244 887
Email: [email protected]

Biografia:

Adelina Sokoli është njëra nga ekspertet kryesore të Kosovës në të drejtën e autorit si dhe të drejtën e medieve. Në vitet 2001 dhe 2006 ajo menaxhoi Qendrën Juridike të Kosovës, njëri prej think tank më të njohur në Kosovë. Znj. Sokoli ishte Kryeredaktore në botimet më prestigjioze ligjore në Kosovë, përkatësisht Buletinit të Gjykatës Supreme, i cili përfshin të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Studimet Ligjore në Kosovë, revista e vetme juridike e botuar në gjuhët Shqipe, Serbe dhe Angleze. Znj. Sokoli gjithashtu punoi në zhvillimin e përmbledhjeve të para të anotuara të Kodit Penal të Kosovës, i cili ishte financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID). Para se t’i bashkëngjitet firmës, Znj. Sokoli menaxhoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 2 milion euro lidhur me asistimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në zhvillimin, shqyrtimin dhe nxjerrjen e ligjeve në harmoni me Acquis Communautaire.

Në vitet 2009 dhe 2012, Znj. Sokoli mori pushim me leje në firmë dhe u përfshi në publikimin e katër serive ligjore të Qendrës Juridike të Kosovës, duke përfshirë 10 edicione të LexLegis e cila përbëhej nga një përmbledhje e ligjeve të aplikueshme në baza tematike, 10 edicione të Themis e cila përmbante libra juridik, 2 doracakë për praktikantë dhe 6 buletine të Gjykatës Supreme dhe Gjykatave të Qarkut në Kosovë.

Arsimimi:

  • Juriste e Diplomuar, Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik, Prishtinë, Kosovë
  • Candidate en Droit, University of Saint Louis, Fakulteti Juridik, Bruksel, Belgjikë

Licencat:

  • Përfaqësuese e Autorizuar për Patenta, Marka Tregtare dhe Dizajn Industrial

Anëtarësitë:

  • Oda Ndërkombëtare e Avokatëve (IBA)

  • Shoqata Ndërkombëtare për Marka Tregtare (INTA)

Specializimet:

  • E Drejta e Medieve
  • E Drejta e Pronësisë Intelektuale
  • E Drejta e Autorit
  • E Drejta Bankare
  • E Drejta e Korporatave
  • E Drejta Administrative

Industritë:

  • Telekomi, Media dhe Teknologji

Publikimet:

  • Znj. Sokoli ishte botuese dhe Kryeredaktore e botimeve më prestigjioze juridike në Kosovë, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në LexLegis, Themis, Buletinin e Vendimeve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatave të Qarkut dhe 2 Manuale për Praktikantët Ligjor. Ajo gjithashtu është themeluese e LexLibri, shtëpisë së vetme botuese të specializuar për botime juridike në Kosovë .

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...