Infokusi Image

Seminari mbi temën “Aplikimi i Kamatëvonesës sipas Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore”

Më datën 22 tetor 2013, Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), organizuan seminarin me temën “Aplikimi i Kamatëvonesës sipas Ligjit mbi Marrëdhëniet Detyrimore”. Në mesin e të ftuarve në këtë forum ishin hartuesit e Ligjit të ri mbi Detyrimet, Gjyqtarë të Gjykatës Supreme, përfaqësues të CLE, si dhe përfaqësues të sektorit bankar dhe ekspertë të tjerë të kësaj fushe.

Partneri ynë Menaxhues, Dastid Pallaska, ishte ndër folësit kryesor në këtë forum. Zt. Pallaska prezantoi një vështrim krahasimor ndërmjet kamatëvonesës dhe ndëshkimit kontraktues sipas ligjit aktual dhe të mëparshëm të detyrimeve. Ndër të tjera, Partneri ynë Menaxhues shpalosi aspektet kyçe krahasuese të këtyre dy instrumenteve ligjore si dhe qëllimin, elementet dhe aplikimin e tyre në praktikë.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...