Infokusi Image

Partneri jonë Menaxhues Dastid Pallaska u nderua me çmimin Avokat Model

Më 10 qershor 2013, Partneri ynë Menaxhues, Dastid Pallaska, u nderua me çmimin Avokat Model nga Oda e Avokatëve të Kosovës me rastin e 40 vjetorit të odës. Ky çmim iu nda gjithsej katër avokatëve, dy nga gjenerata e vjetër dhe dy nga gjenerata e re.

Dhënia e këtij çmimi u shënua nëpërmjet një dokumentari i cili u prodhua nga Oda e Avokatëve të Kosovës, dhe i cili synon të prezantojë Avokatët Model të Kosovës me qëllim të tërheqjes së juristëve më të mirë dhe më të dalluar për t’iu bashkangjitur këtij profesioni. Në këtë dokumentar, i cili mund të shikohet më poshtë, Dastidi ndër tjerash flet për rëndësinë e punës pro bono.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov...