Infokusi Image

Chambers and Partners renditi Pallaska&Associates si firmën e vetme të Rangut të Parë për vitin 2015

Në prill 2015, Chambers and Partners renditi Pallaska&Associates si firmën e vetme të Rangut të Parë në Kosovë për vitin 2015. Për më tepër, Chambers and Partners kanë shquar Partnerin tonë Menaxhues Dastid Pallaska si Individ Lider. Ky është viti i tretë radhazi që firma jonë është renditur si firmë e Rangut të Parë në Kosovë dhe Partneri ynë Menaxhues si Individ Lider

Në analizën e tyre, Chambers and Partners, lavdërojnë aftësitë e firmës tonë për të ofruar këshilla praktike mbi të drejtën e vendit dhe etiketon firmën tonë si “tejet të mirë, të zgjuar, entuziaste dhe inovative.”

Përveç kësaj, Chambers and Partners, citojnë disa burime të cilat shprehen se Partneri jonë Menaxhues, Dastid Pallaska është “avokati numër një në Kosovë.” Sipas këtyre burimeve, Zt. Pallaska “…[o] fron qasje të dobishme, të përgjegjshme dhe pragmatike lidhur me një sërë rastesh nga fusha e të drejtës së korporatave, të drejtës financiare dhe të projekteve, duke vepruar për klientë të cilët përfshijnë institucione lidere ndërkombëtare financiare dhe biznese të rendësishme regjionale.”

Analiza e plotë e Chambers and Partners 2015 për Pallaska&Associates mund të shihet në këtë link.

Amicus Curiae për Gjykatën Kushtetuese

Në shkurt të vitit 2013 Z. Dastid Pallaska ishte ftuar të japë një përmbledhje si amicus curiae në rastin KO Nr. ...

Presidentja e Republikës së Kosovës

Në vitin 2011 Partneri Menaxhues i firmës, Dastid Pallaska, ishte emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës ...

Ndihma e fëmijëve me Sindromën Down

Në dhjetor të vitit 2012 ne ofruam një mbështetje modeste në Darkën Bamirëse të Odës Ekonomike Amerikane në Ko...

Dita e Avokatisë

Në vitin 2012 dhe 2013 firma jonë ofroi një kontribut modest në ngjarjen vjetore të Odës së Avokatëve të Kosov�...